Lojtari i transferuar për një tarifë rekorde nga Barcelona, Ousmane Dembele mund të largohet nga klubi brenda muajve të ardhshëm, së bashku me Lionel Messin, nëse regjioni i Katalonjës voton për pavarësi në referendumin e ardhshëm.
Regjioni i Katalonjës do të votoj për referendumin e pavarësisë më 1 tetor dhe nëse fitohet pavarësia, ndryshime të mëdha pritet të ndodhinë në Barcelonë, transmeton portali arbresh.info. Ka mundësi që klubi do të detyrohet të largohet nga La Liga, megjithëse kjo vështirë se mund të ndodhë pasi rregullat mund të ndryshohen për t’i lejuar atyre për të vazhduar prezencën në kampionatin e Spanjës, ashtu siç është rasti me klubet nga Andorra.
Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ raporton që lojtarët e mëdhenj mund të largohet nga klubi për të vazhduar karrierat e tyre në një vend më të madh në rast se ndodhë që klubi të largohet nga struktura e ligës spanjolle.
Pjesë e këtyre lojtarëve të mëdhenj mund të jetë edhe lojtari i transferuar së fundmi, Ousmane Dembele. Francezi iu bashkua klubit nga Dortmundi sepse ai dëshironte të luftonte për një nivel më të lartë, kundër klubeve më të mira në botë, por nëse Barcelona nuk mund të luaj më në La Liga atëherë ai mund të largohet për transferim te një klub më i përshtatshëm.
Njëri nga lojtarët më të mirë në botë, Lionel Messi mund të jetë në situatë të njëjtë si Dembele. Ai nuk mund të konsideroj rënien nga liga për të vazhduar karrierën e tij në një klub që e krijoi atë. Ai mund t’i jap fund epokës së tij te Barcelona një ditë dhe të vazhdojë për transferim te një klub tjetër.
Përveç dyshes së lartpërmendur, ekzistojnë edhe një numër i madh lojtarësh që do të përballen me gjendjen e njëjtë. Sulmuesi Luis Suarez nuk do ta ketë problem largimin nga klubi derisa yjet e tjerë si Ivan Rakitic, Javier Mascherano, Marc Andre Ter Stegen dhe lojtari i transferuar gjatë verës Paulinho mund të mendojnë të gjithë largimin nga Camp Nou./arbresh.info/
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë