Zyra e BE’së në Kosovë, nuk ka komentuar vendimin e Kryeministrit Ramush Haradinaj rreth shkarkimit të Komisionit për demarkacionin në krye me Murat Mehën. Por, një ditë pasi Kryeministri Haradinaj tha se demarkacioni nuk është kushti kryesor për vizat, nga kjo zyrë e kanë radhitur përsëri demarkacionin si kushtin kryesor e më pas edhe luftën kundër korrupsionit, si kritere për lëvizjen e lirë.
Madje në përgjigjet për Gazetën Express, në këtë zyrë thonë se demarkacioni duhet të miratohet menjëherë.
Gjithashtu, theksojnë se kushtet për liberalizimin e vizave janë përgjegjësi edhe për partitë në pushtet edhe për ato në opozitë.
“Siç thuhet në propozimin legjislativ të majit 2016 të KE’së të, ratifikimi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është kusht për liberalizimin e vizave.
Përderisa ne i njohim përpjekjet që ka bërë Kosova, tani është thelbësore që Kosova t’i kryej punët rreth kushteve të mbetura për liberalizimin e vizave duke ecur përpara me ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit dhe duke shtuar përpjekjet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ne konsiderojmë përgjegjësi të përbashkët të qeverisë dhe të opozitës përmbushjen e kushteve të mbetura për liberalizimin e vizave” thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE’së.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...