Ka plot studime tashmë që e vënë theksin tek dieta e duhur, një aktivitet i mirë fizik dhe ruajtja e masës së duhur trupore, të konsideruara që të gjitha të domosdoshme për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme si tumoret apo patologjitë kardiovaskulare. Megjithatë, vëzhgimi i fundit shërben për të krijuar bindjen përfundimtare tashmë se për të jetuar gjatë, nuk ka zgjidhje tjetër.
Në funksion të tij, u mbikqyrën për një kohë të gjatë dy grupe individësh, burra e gra nga vende të ndryshme europiane. Të parët ishin korrektë e ndiqnin një dietë të kujdesshme me konsum të moderuar alkooli, lëvizje e peshë normale; të dytët ishin krejt e kundërta. Rezultatet në fund konsiderohen spektakolare: 93% e personave të grupit të parë e arritën moshën 70 vjeç në gjendje relativisht të mirë; tek të dytët, niveli i mbijetesës u reduktua me 65% tek burrat dhe 70% tek gratë për shkak të kancerit e sëmundjeve të zemrës.