Ivan Rakitic ka pranuar se e ka pasur të vështirë përshëndetjen me Neymarin gjatë verës dhe sugjeron që Barcelona duhet të bënte më shumë për të parandaluar largimin e tij.
Superylli u bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur kaloi nga Barcelona te Paris Saint Germaini për 222 milionë euro muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur për ‘BBC Sport’, Rakitic ka shprehur zhgënjimin e tij për largimin e sulmuesit.
“Për mua personalisht, ishte vërtetë shumë vështirë, por jo vetëm për shkak se ai është njëri nga lojtarët më të mëdhenj”, tha fillimisht Ivan Rakitic.
“Por gjithashtu, edhe për mua sepse ai është një person i madh. Ai ishte vërtetë i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes sonë dhe për mua ai ishte njëri nga djelmoshat më të mirë që kam njohur në futboll”
“Prandaj për mua kjo ishte vërtetë një vendim vërtetë shumë i keq sepse më ka pëlqyer për të pasur një lojtar si ai në skuadër. Ne duhet të respektojmë vendimin e tij për transferim. Nëse një skuadër mund të blejë atë dhe ai vendos të largohet nga Barcelona, ne duhet të respektojmë këtë dhe t’i urojmë fat”
“Fatmirësisht ai mund të shënojë shumë gola dhe është i lumtur në Paris, por ne duhet të shikojmë rrugën tonë dhe të jemi të fortë së bashku edhe në pa Neymarin tani”
Neymar ka nisur jetën e tij në Parc des Princes në formë të shkëlyqer duke qenë direkt i përfshirë në 10 gola gjatë gjashtë paraqitjve të tij të para./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...