Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar sot rreth orës 00:50, me 22 shtator 2017, njofton Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale, Mitrovicë.
Sipas një njoftimi të Policisë, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë, ku si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë vozitësi M. XH., 36 vjeçar.
“Vdekjen e konfirmoi mjeku kujdestar, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjerë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë, ku njëri dërgohet për tretman të mëtejmë në QKUK në Prishtinë dhe tjetri lirohet në shtëpi”, thuhet në njoftim.
Më tej shtohet se hetuesit e Njësisë së trafikut rajonal, prokurori kujdestar si dhe mjekësia ligjore, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer vendshikimin e ngjarjes.
“Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, nga hetuesit e Njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit i cili humb kontrollin mbi automjetin duke përfunduar jashtë. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohet në mjekësinë ligjore për obduksion”, përfundohet në njoftimin e Policisë.
IKSHPK: Vlerat e manganit në ujin e Badocit ende të larta
Bllokohet trafiku te shtëpia e Ramës, çfarë pritet të ndodhë...
DnV kërkon nga partitë përfaqësim të barabartë gjinor në lis...
KQZ: 5,571 shtetas janë regjistruar për të votuar jashtë Kos...
Komuna nënshkruan 24 kontrata me operatorë privatë, Rama: Në...
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar i njësitit të mbrojtës...