Pushimet janë mendimi që sillet në kokën e secilit njeri gjatë një viti të tërë.
Të gjithë planifikojnë pushime që do të mbeten në memorie për një kohë të gjatë e kjo mund të arrihet vetëm duke bërë fotografi.
Mirëpo, jo çdo kund të bësh fotografi është e lejuar, transmeton arbresh.info.
Më poshtë keni 8 vende në botë ku fotografitë, në një mënyrë a tjetër janë të ndaluara me Ligj:
Hapësira e dritave të kuqe në Amsterdam është e njohur për Bordele. Në këtë pjesë të qytetit, pronarët e lokaleve e urrejnë kur turistët bëjnë foto të prostitutave të cilat qëndrojnë nëpër dritare. Kështu që, nëse të kapin duke bërë fotografi në këtë pjesë mund të të largojnë, apo edhe më keq të të rrahin, transmeton arbresh.info.
Në këtë vend, është e ndaluar tu bëhen foto femrave pa pajtimin e tyre, madje edhe në vendet publike. Mospërfillja e këtij rregulli konsiderohet si akt i agresionit seksual dhe dënohet me gjobë prej 8,800 dollarë dhe me burgim deri në 5 vjet.
Në ShBA, ligjet në lidhje me bërjen e fotografive janë më të buta se në Korenë Jugore. Megjithatë mund të futeni në telashe në disa raste, sidomos kur bëni foto në pronë private. Është gjithmonë e këshillueshme që së pari të merret leje për të fotografuar nga pronari i pronës. Dhe, më e rëndësishmja, gjithmonë i kushtoni vëmendje shenjave ndaluese.
Në këtë vend, të bësh fotografi në zona të ndaluara mund të dënohesh me 1-3 muaj burg dhe me mbi 1000 dollarë gjobë. Gjithashtu, nuk mund të fotografoni ndërtesa qeveritare, ura të caktuara dhe pallate të sheikëve. Ndalesa lidhur me pallatin është shkruar në legjislacionin e vendit.
Nëse dëshironi të vizitoni këtë shtet, përgatituni për të kufizime të rrepta në lëvizjet dhe sjelljet tuaja. Në Korenë e Veriut nuk ju lejohet të largoheni nga hoteli pa një udhëzues e as nuk mund të fotografoni pa lejen e udhëzuesit. Pra, pa leje, çdo gjë është e ndaluar.
Britanikët arrijnë t’i kuptojnë njerëzit e apasionuar pas fotografive. Ju mund të bëni fotografi amatore pothuajse kudo mirëpo, fotografitë komerciale kërkojnë autorizim të veçantë, transmeton arbresh.info. Për shembull, fotografitë në sheshin Trafalgar dhe në Parlament mund të kryhen vetëm me lejen e kryetarit të Bashkisë së Londrës.
Në Japoni, është e ndaluar të fotografosh disa tempuj dhe statuja. Sipas tyre, kjo mund të fyejë shpirtrat. Disa prej tyre nuk duhet të fotografohen fare, ndërsa të tjerët janë jashtë kufijve gjatë periudhave të caktuara të vitit.
Algjeria është shumë shumë konservatore, sidomos në pjesën jugore të vendit. Ju mund të fotografoni burra vetëm pasi të keni marrë pëlqimin e tyre. Gratë mund të fotografohen vetëm me pëlqimin e burrave apo baballarëve të tyre, pasi ato konsiderohen të jenë pronë e tyre. Është rreptësishtë e ndaluar për të marrë fotografi të urave, digave dhe objekteve ushtarake./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...