Kremlini ka mohuar implikimin e Rusisë në reklama në rrjetin social Facebook, që ishin postuar gjatë zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuar, në vitin 2016, shkruan Radio Evropa e Lirë.
“Ne nuk dimë se kush i vendos reklamat në Facebook the pse”, ka thënë zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitry Peskov.
“Kurrë s’kemi bërë një gjë të tillë dhe Rusia nuk ka të bëjë asgjë me këto reklama”, tha Peskov.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka quajtur raportimet lidhur me reklamat ruse “ shaka”, ku ka shkruar në Twitter se “ Shakatë e Rusisë vazhdojnë, tani me reklama në Facebook”.
Zyrtarët e rrjetit social Facebook, thonë se planifikojnë të dorëzojnë tek hetuesit e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, 3000 reklama që kanë lidhje me Rusinë, të cilat qarkulluan disa muaj para dhe pas zgjedhjeve në SHBA.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?