Ish ministri i financave tani shef i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se buxheti prej dy miliardë eurove nuk duhet të zvogëlohet, shkruan arbresh.info
“Buxheti 2 miliard euro nuk ben te zvogelohet. Qeveria e re duhet te ndermarre masat qe ta realizoje kete buxhet, e jo ta shkurtoje ate”, shprehet Hoti.
Ai gjithashtu ka thënë se partia e tij Lidhja Demokratike nuk do të përkrahë kurrfarë shkurtimi të shpenzimeve.
Shkrimi i plotë i tij në Facebook
Buxheti 2 miliard euro nuk ben te zvogelohet. Qeveria e re duhet te ndermarre masat qe ta realizoje kete buxhet, e jo ta shkurtoje ate. Ne nuk perkahim ne Kuvendin e Kosoves kurrfare shkurtimi te shpenzimeve.
Duhet mbajtur performancen e larte te te hyrave ashtu si ka qene. Duhet ndryshuar ligjin per AKP per te shfrytezuar mjetet e privatizimit per autostrade. Ky ligj per AKP duhet te vij ne kuvend bashke me ligjin per rishikimin e buxhetit.
Qeveria e udhehequr nga LDK e ka rregullur me ligj rritjen e pagave dhe kjo do te ndodh nga janari 2018, sic e kemi planifikuar me Kornize te Shpenzimeve 2017-2019 qe eshte miratuar nga Qeveria Mustafa.
LDK e udheheq Komisionin per Buxhet dhe Financa ne Kuvendin e Kosoves dhe nuk do te lejojme qe te perkeqesohet menaxhimi i buxhetit.
Duhet gjetur mjetet tash kjo qeveri per te paguar per skandalet e Qeverise Thaqi me pasaporta dhe me Axos lidhur me PTK, si dhe kontraten e demshme te PTK-se me kompani private te sherbimeve telefonike./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?