Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur lidhur më kërkesën e kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren, ka caktuar Gjykatën Themelore në Gjilan – Departamentit i Krimeve të Rënda, si kompetente territoriale, për gjykimin e çështjes, kundër të akuzuarve R.M.,S.P.,A.A.,K.U.,A.T. dhe M.K.
Këta të fundit akuzohen për shkak të veprës penale Shpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit.
Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, kishte kërkuar nga Gjykata e Apelit që kjo çështje penale, t’i kaloj në kompetencë ndonjë gjykate tjetër, me arsyetimin se njëra nga veprat për të cilat akuzohet i akuzuari R.M., është kallëzim penal i parashtruar nga Gjykata Themelore në Prizren, për pengimin e punës në gjykatë, me rastin e ndalimit të pjesëmarrjes se ekspertëve – gjeodetëve në seancat gjyqësore, ku kryetari i gjykatës dhe një gjyqtarë janë dëgjuar si dëshmitarë.
Sipas një njoftimi, Gjykata e Apelit vlerësoi se Gjykata Themelore në Prizren, është jo-kompetente për ta gjykuar këtë çështje, për shkak se ekzistojnë pengesa juridike dhe faktike ashtu siç parashihen në dispozitat e nenit 37 të Kodit të Procedurës Penale.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...