Një studim i ri pohon se njerëzit me fytyra më të gjata dhe më të gjera, kanë një jetë më aktive seksuale.
Hulumtimi u drejtua nga Steven Arnocky, një profesor i asociuar i psikologjisë në Universitetin Nipissing, Kanada.
Pas disa vitesh kërkimesh ekipi i Arnocky gjeti lidhjen midis raportit gjerësi-gjatësi të fytyrës me aktivitetin seksual të një individe .Për dy eksperimentet u morën në studim 457 pjesëmarrës, të gjithë aktivë seksualisht. Sipas të dhënave rezultoi se të gjithë femrat dhe meshkujt me një fytyrë të ashtuquajtur të gjerë ishin më të dhënë pas seksit.
Nëse do të pyesnit nëse tiparet e tjera për shembull si mollëzat e ngritura apo jo luajnë një rol kyç në jetën seksuale, shkencëtarët nuk e mbështesin këtë lidhje.
Arnocky pohoi se karakteristikat e fytyrës mund të përcjellin gjithashtu informacione të rëndësishme në lidhje me sjelljet seksuale të njeriut.Për shembull; burra me një fytyrë të gjerë janë më agresivë , dominante dhe më pak romantikë.
I njëjti studim gjithashtu zbuloi se ata konsideroheshin më tërheqës si partnerë seksual afatshkurtër në krahasim me meshkujt me fytyrë të hollë e të gjatë, ndonëse në përgjithësi grupi i parë i meshkujve nuk konsiderohet si tërheqës për femrat.
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...
Osmani priti në takim një delegacion të grupit Labour Friend...
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...