Kanye West shërohet, por ka disa kilogramë më shumë (FOTO)

12:43 | 22 Shtator 2017
Arbresh.info

Prej disa kohësh ka qënë jashtë vëmendjes së objektivit të aparatit pasi u rehabilitua që nga nëntori i vitit të kaluar për shëndeitn mendor dhe së fundmi është shfaqur mjaft në formë në Los Angeles.

Reperi 40-vjeçar duket i kënaqur dhe i shëndetshëm teksa shoqërohej nga bashkëshortja e tij Kim Kardashian, dhe fëmijët North, 4 vjeç dhe Saint, një vjeç.
Mjaft sportiv dhe me një fytyrë të qeshur, Kanye kishte veshur një t-shirt gri me emrin e vendlindjes së Kim, Calabasas.

Që kur iu desh të rehabilitohej, Kanye anulloi dhe turin e tij “Life of Pablo”, dhe ka mbajtur një profil të ulët publik duke u fokusuar tek familja e tij.

Madje së fundmi u raportua se ata janë në pritje të fëmijës së tretë, një vajzë nëpërmjet një nëne surrogate.
Kanye West ka kohë që s’ka lansuar album ose këngë të re.

Ai ka pasur probleme shëndetësore që një kohë të gjatë.

kanye

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme