Google ADS

Daka: KQZ ka zbatu ligjin kur ka decertifikuar kandidatët

11:31 | 22 Shtator 2017
arbresh.info

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, thotë se në ditën kur është vendosur të decerfitikohen kandidatët për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, është zbatuar Ligji për zgjedhjet, raporton arbresh.info.

Këto komente ajo i ka bërë pasi PZAP i ka kërkuar në mbledhje të KQZ-së, që sipas vendimit të Gjykatës Supreme të certifikohen 86 kandidatët e decertifikuar.

“Se çfarë janë vendimet e instancave tjera as që jam marrë, as që do të mirrem. I kisha bë thirrje institucioneve kompetente për të parë se a janë konform kushtetutës, le të merret Gjykata Kushtetuese,” është shprehur Daka.

Ajo ka bërë të ditur se vendimi i Supremes nuk i ka shkuar zyrtarisht./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme