Kush po i paditë Kardashianët kësaj radhe?

11:32 | 22 Shtator 2017
Arbresh.info

Kim, Khloe, Kourtney Kardashian dhe Kris Jenner janë paditur nga një person i cili kishte udhëhequr një kompani të bukurisë, e që sipas tij, ato e kanë lënë jashtë një pjese të profiteve.

John LaBonty tani është duke kërkuar 32 milionë dollarë në dëmshpërblim.

Sipas dokumenteve të padisë Kardashian i kanë dhënë kompanisë së LaBonty, “Boldface”, të drejtën ekskluzive të tregtisë së produkteve të tyre.

LaBonty ka thënë që 5% e fitimin nga shitjet e linjës së bukurisë Kardashian, i takonin atij.

E sipas tij gratë nuk janë munduar fare që të promovojnë dhe të mbështesin këtë linjë të produkteve, kështu duke i shkaktuar humbje “Boldface”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme