Veseli e Çelaj takohen me mjekë, ndërmarrës, artistë e arkitektë të Prishtinës

10:54 | 22 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj kanë zhvilluar sot një takim me ndërmarrës, mjekë, arkitektë e artistë të kryeqytetit.

Veseli ka thënë me këtë rast se Prishtinës i duhet ndryshimi, shkruan arbresh.info.

“Prishtinës i duhet një kryetar që merret me problemet e qytetarëve. I duhet një kryetar si Lirak Çelaj, i cili i ndjen problemet dhe bashkëpunon me qytetarët për zgjidhjen e tyre. Mëngjesin e sotëm e kalova bashkë me Lirakun duke bashkëbiseduar me ndërmarrës, mjekë, arkitektë e artistë për vizionin qeverisës për Prishtinën. Kryeqytetit i duhet më së shumti ndryshimi. I duhet punë, jo fjalë. PDK-ja është e vetmja forcë e ndryshimit dhe Liraku, bashkë me prishtinasit, do ia sjellë këtë ndryshim Prishtinës. #ForcaENdryshimit #PDK94”, ka shkruar Veseli në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme