Google ADS

Azemi: Qytetarët tanë meritojnë përkujdesje

10:31 | 22 Shtator 2017
arbresh.info

Halim Azemi, kandidat për Kuvendin Komunal në Gjilan nga radhët e AAK-së thotë se qytetarët meritojnë përkujdesje.

Duke synuar një ulëse pas zgjedhjeve të 22 tetorit, ai i fton gjilanasit ta mbështesin në garën për të triumfuar së bashku në përmirësimin e mirëqenies së tyre.

“Prandaj synimi im do të jetë ngritja e zërit dhe mbrojtja e interesit për qytetarët, zëri i të cilëve nuk është i përfaqësuar në institucionet komunale, në këtë mes hyn edhe lagj’ja ime,” ka shkruar Azemi në Facebook, derisa ka bërë të ditur kandidaturën e tij.

Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, kandidat për kryetar të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është Rexhep Kadriu./arbresh.info/

https://www.facebook.com/halimazemikorqaa/photos/a.141072213167128.1073741828.140864896521193/142744852999864/?type=3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme