Kim Jong-un kërcënon Trumpin: Do ta paguash shtrenjtë!

00:38 | 22 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un e ka quajtur Presidentin amerikan, Donald Trump të ‘sëmurë mentalisht’ dhe ka paralajmëruar se ai do ‘të paguajë shtrenjtë’ për sanksionet e fundit.

Donald Trump ka vendosur sanksione për të gjitha bizneset që kanë lidhje me Korenë Veriore, duke përfshirë edhe ato kineze, transmeton portali arbesh.info

“Unë do ta bëj njeriun që mban privilegjin e komandës supreme në SHB të paguajë shtrenjtë për fjalët e tij dhe për përpjekjen për të shkatërruar vendin tonë”, shkruan angjesia e lajmeve koreano-veriore, KCNA, duke iu referuar Kim Jong-un.

Tensionet mes SHBA-ve dhe Koresë Veriore janë rritur ndjeshëm pas lansimit të gjashtë të raketave balistike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme