Duke folur për arritjet e qeverisë në 100 ditëshin e parë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në Alsat-M ka thënë se gjuha shqipe po bëhet zyrtare në tërë territorin e vendit dhe në të gjitha institucionet e shtetit.
“Shqipja është zyrtare, përveç në komunikimet ndërkombëtare dhe dy çështjet që kanë shkuar për interpretim në Komisionin e Venedikut, ajo për monedhat dhe uniformat e armatës dhe policëve. Ndryshe, gjuha shqipe gjithandej është zyrtare – shkruhet, flitet dhe arkivohet në të gjitha institucionet e shtetit.
Dëgjoj që dikush kapet për fjalën ’20 për qind’. E rëndësishme është përmbajtja e Ligjit dhe jo thënia 20 për qind, sepse drafti i parë i ligjit është ‘gjuha shqipe’ dhe këtu duhet të kemi parasysh se fjala e fundit ishte fjala e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Dhe, ne vendosëm se thënia ‘20 për qind’ nuk është asgjë në krahasim më përmbajtjen, konkretisht zyrtarizmit të tërësisëhm të shqipes”, u shpreh ndër të tjera Ali Ahmeti.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë