Interesim i madh për ndeshjen Inter – Genoa

23:24 | 21 Shtator 2017
Arbresh Info

Barazimi në ndeshjen kundër Bolognas nuk ka ndalur entuziazmin e tifozëve të “Nerazurrëve”, të cilët kanë mbushur tribunat e San Siros për Interin deri tani këtë sezon.

Ndeshja e këtij vikendi kundër Genoas të dielën deri tani ka siguruar 50 mijë ulëse të rezervuara, transmeton portali arbresh.info.

Takimi fillon në ora 15:00 dhe energjia nga tifozët duket të jetë e lartë.

Vetëm disa ditë pasi festoi përvjetorin, San Siro do të jetë i gjallë me plotë emocione dhe futboll./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme