Cristiano Ronaldo ishte në qendër të vëmendjes sërish në kampionatin spanjoll duke shënuar rikthimin e tij në ligë me një disfatë tronditëse ndaj Real Betisit të mërkurën.
Por, sulmuesi shënoi gjithashtu rikthimin duke shkelur me këmbë një kundërshtar, transmeton portali arbresh.info.
Incidenti ndodhi në pjesën e dytë të ndeshjes kur Ronaldo humbi topin ndaj lojtarit të Betisit, Manu, në përballjen me të. Në momentin kur Manu u shtri në tokë, sulmuesi portugez vendosi këmbën në kyçin e këmbës së rivalit.
Mbrëmja e kaluar ishte frustruse për Ronaldon pasi humbi një mori shansesh.
Real Madridi dështoi për të tretën herë gjatë këtij sezoni për të marrë pikë të plota.
Cristiano bëri paraqitjen e parë këtë sezon në La Liga pas suspendimit me pesë ndeshje mos-lojë për shkak të shtyrjes së gjyqtarit në fitoren e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës./arbresh.info/
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...