Shpend Ahmetit ia ndalin rrymën gjatë debatit televiziv

22:15 | 21 Shtator 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryetar të Prishtinës Shpend Ahmeti është i ftuar në një debat live në Klan Kosova ndërkohë që derisa ishte duke shpalosur idetë për qeverisjen e Prishtinës, në hapësirën ku po zhvillohej debati në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është ndërprerë energjia elektrike, përcjell arbresh.info.

Pas kthimit në emision moderatori Baton Haxhiu ka bërë të ditur se energjia elektrike është ndalur me qëllim duke shtuar se dikush ka ardhur dhe ka ulur të gjitha siguresat./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme