Ministri i punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka takuar në Nju Jork homologun e tij nga Brunei Darussalam, Shkëlqësinë e Tij, Pehin Dato Lim Jock Seng.
“Kisha një takim shumë të këndshëm bilateral me homologun tim nga Brunei Darussalam, Shkëlqësinë e Tij, Pehin Dato Lim Jock Seng në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York”, ka thënë Pacolli.
Ai tha se me këtë shtet do të nënshkruajnë Marrëveshjen për Mbrojtjen e Investimeve të Përbashkëta.
“Do të ketë edhe nënshkrim të Marrëveshjes për Mbrojtjen e Investimeve të Përbashkëta”, ka shkruar Pacolli.
Postimi i plotë:
Kisha një takim shumë të këndshëm bilateral me homologun tim nga Brunei Darussalam, Shkëlqësinë e Tij, Pehin Dato Lim Jock Seng në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York. I shpreha mirënjohjen time të thellë për miqësinë, respektin dhe hapjen për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve tona. Për shtet mike largësia gjeografike ka pak rëndësi. Pozicioni strategjik i këtij vendi ofron shumë. Shprehëm interesimin për organizimin të një Forumi Ekonomik në Brunei. Do të ketë edhe nënshkrim të Marrëveshjes për Mbrojtjen e Investimeve të Përbashkëta.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?