Google ADS

Pacolli paralajmëron vizitën e ministrit të Jashtëm të Bangladeshit

20:57 | 21 Shtator 2017
Arbresh.info

Ne vazhdën e takimeve që zhvillohen në Nju Jork, Presidenti Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, janë takuar me kryeministren e Bangladeshit Shkëlqesinë e Saj, Sheikh Hasina, duke thënë se e falënderojnë për njohjen e Kosovës, përcjell arbresh.info.

Pacolli ka thënë se së shpejti me këtë shtet do të vendosin marrëdhënie diplomatike.

“Presim që të vendosim shpejtë edhe marrëdhënie diplomatike dhe të shkëmbejmë Ambasadorët”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Postimi i tij i plotë:

Pak minuta më parë u takuam me Kryeministren e Bangladeshit, Shkëlqësinë e Saj, Sheikh Hasina. E falenderuam me gjithë zemër në emër të Institucioneve, por, edhe popullit të Kosovës për njohjen shumë të rëndësishme dhe në kohën e duhur nga Bangladeshi. Vullnet i dyanshëm që të forcojmë miqësinë dhe të hapim portat e reja të bashkëpunimit. Presim që të vendosim shpejtë edhe marrëdhënie diplomatike dhe të shkëmbejmë Ambasadorët. Ministri i Jashtëm i Bangladeshit pritet ta vizitojë Kosovën. Kështu do të bëjmë edhe ne.

21687590_10159312090930153_2040407070991071562_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme