Google ADS

Abrashi: Ta rikthejmë Prishtinën dhe t’i fitojmë mundësisht krejt komunat

20:14 | 21 Shtator 2017
Arbresh Info

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka thënë se “LDK-ja e kishte dhe vazhdon ta ketë rrugëtimin politik të bazuar në tri shtylla të forta: liri, pavarësi dhe demokraci, ideuar nga Presidenti historik Ibrahim Rugova”.

“Programi ynë politik dhe i këtyre kandidatëve është garanci se ne kemi kandidatët me dinjitozë, më profesionistë dhe më të mirë për kryetarët e komunave”.

“Programi ynë politik tejkalon temat ditore, merret me qytetarët, ofron zgjedhje konkrete. Më nuk kemi më asnjë ditë të humbim prandaj duhet të bëhemi bashkë të punojmë për fitoren tonë të përbashkët”.

Abrashi ka thënë edhe disa fjalë për programin e LDK-së që do ta shpalosë gjatë gjithë një mujorit të fushatë zgjedhore, njofton Klan Kosova.

“Fokusi i programit tonë janë qytetarët dhe ju ftoj të gjithë juve të bashkëpunoni me kandidatët tonë, të dëgjoni programin sepse ky program ofron zgjidhje konkrete, punësim për të rinjtë tanë, hapësira rekreative, arsim më cilësor, shëndetësi më cilësor, ofron përkrahje për gratë dhe punon e përkujdeset për sigurinë e qytetarëve tanë”.

“Gara për zgjedhje komunale nuk është garë për programe politike por është garë kulturash. Të gjithë jemi dëshmitarë të një kulture të përbuzje dhe cinizmit, është detyra jonë të kthejmë dinjitetin e politikanit”.

Por ai nuk e ka lënë pa thumbuar në një formë edhe kundërshtarët.

“LDK dhe ky koncept garanton që kryetarët tanë do të punojnë që nga dita e parë deri në ditën e fundit, nuk punojnë si këta tjerët që dështojnë për 3 vite e zbukurojnë qytetin për 3 muajt e fundit”.

Abrashi është shprehur edhe shumë optimist në këtë hapje të fushatës së LDK-së.

“Është kulturë e LDK-së të ndërtojë dhe kultivojë vlerat demokratike, të rikthejmë Prishtinë dhe të fitojmë sa më shumë komuna, mundësisht të gjitha”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme