Google ADS

Uragani Maria, 15 të vdekur në Republikën Domenikane

19:55 | 21 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë konsiderohen të zhdukur pasi Dominika u godit nga uragani Maria, ka thënë kryeministri i Karaibeve.

“Është një mrekulli që numri i të vdekurve nuk ka shkuar në qindra”, tha kryeministri Roosevelt Skerrit me lot në sy, transmeton portali arbresh.info

Uragani Maria vërshoi Dominikën përderisa stuhia ishte në shkallën e katërt, duke dëmtuar qindra shtëpi.

Stuhia më vonë ka shkatërruar Porto Rikon, duke lënë të tërë ishullin pa energji elekrike.

Skerrit ka theksuar se 24 orët e fundit kanë analizuar nga ajri dëmet që janë shkaktuar nga stuhia e fuqishme. Shtëpitë janë rrafshuar, shkollat janë shkatërruar, telekomunikimet janë ndërprerë dhe spitali kryesor i ishullit ende nuk ka energji elektrike, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme