Google ADS

OSBE bën thirrje për fushatë të ndershme

19:45 | 21 Shtator 2017
Arbresh.info

Në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Kosovë, misioni i OSBE-së rikujton standardet themelore për zgjedhje të lira dhe të drejta dhe apelon te të gjithë garuesit të angazhohen për fushatë pozitive, pa kërcënime dhe pa çdo lloj frikësimi.

“Që nga koha kur misioni i OSBE-së i ka menaxhuar zgjedhjet deri në tri proceset e fundit zgjedhore, në Kosovë është instaluar një kulturë e zgjedhjeve të menaxhuara mirë, konkurruese dhe të ndershme. Kjo është një arritje e rëndësishme demokratike dhe prandaj duhet të vazhdohet edhe gjatë kësaj fushate dhe procesi zgjedhor të 22 tetorit”, tha ambasadori Jan Braathu, shef i misionit të OSBE-së në Kosovë.

Në këtë kontekst, OSBE rikujton edhe raportin e Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili ofron observime të dobishme dhe të detajuara për procesin e kaluar zgjedhor, duke përfshirë edhe periudhën e fushatës. Inspirim dhe udhëzime për përputhshmëri me standardet themelore të OSBE-së për zgjedhjet mund të gjenden edhe në publikimin e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR) me titull Doracaku për Zbatim të Rekomandimeve Zgjedhor.

“Të gjitha partive, iniciativave qytetare dhe kandidatëve ju dëshiroj një garë angazhuese dhe proces zgjedhor të suksesshëm”, shtoi Ambasadori Braathu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme