Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka njoftuar për sanksione të reja mbi Korenë Veriore.
Ai i ka dhënë thesarit amerikan autoritetin për të synuar kompani të veçanta dhe institucione financiare që kryejnë biznes me vendin komunist, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Trump ka kërkuar edhe nga Banka Qendrore e Kinës që të udhëzojë bankat tjera kineze që të ndalojnë bashkëpunimin me Veriun.
Ky veprim vjen më pas se dy javë pasi OKB miratoi sanksione të reja kundër Phenianit.
Donald Trump gjatë fjalimit të parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka thënë se ‘do të bëjë rrafsh Korenë Veriore’ nëse SHBA-të dhe aleatet e saj kërcënohen./arbresh.info/
Agjenti i Salah ofron shërbimet e egjiptianit te gjiganti ev...
Zv/kryeprokurori i Pejës Ersan Qavolli dhe familja e tij mer...
Erdogan bën thirrje për një embargo armësh ndaj Izraelit
Zbulohet se sa banorë do të hyjnë sot në BBVK
Biden: Armëpushimi është i mundshëm në Liban, por më i vësht...
Përjashtohen me 10 ditë nga seancat deputetët e PD-së Elda H...