Haradinaj: Liberalizimi i vizave nuk varet nga Demarkacioni

18:45 | 21 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinhaj, ka thënë se liberalizimi i vizave nuk varet nga Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

“Nesër Qeveria e voton komisionin për Demarkacion. Që nesër fillojmë me punë për të gjetur fakte se opsioni i tashëm është gabim. Kjo temë nuk po rrinë në sirtar”, ka thënë ai.

“Brukseli e vlerëson se kjo temw është në proces dhe nuk do të lidhet afati i kësaj teme me afatin e liberalizimit. Nuk duhet të lidhet Demarkacioni me vizat”.

“Pse i dhash kaq peshë rendit dhe ligjit? Sepse është kriteri më kryesor për liberalizimin e vizave’, shtoi Haradinaj.

Kështu ka thënë Haradinaj para të pranishmëve dhe mediave në hapjen e fushatës zgjedhore në Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme