Ai ishte dëshmitar i vrasjes brutale të Tupac Shakur më 1996.
Dhe më shumë se dy dekada pas vrasjes që tronditi botën, Suge Knight i ka shtuar edhe më shumë benzinë teorive konspirative rreth Tupac, duke thënë se beson që krijuesi i hitit “All Eyez On Me” mund të jetë ende gjallë.
Producenti dhe bashkë-themeluesi i studios ‘Death Row Records’, 52 vjeç, i bëri këto pretendime duke folur për Fox në temën ‘kush e qëlloi Biggie-n dhe Tupac-un, transmeton express, ai tha se pikëpyetjet rreth përkeqësimit të papritur të gjendjes së Tupac në spital, e bënë atë që të mendonte se ai mund të jetë ende gjallë.
Ai tha: “Kur Pac vdiq… nëse vdiq me të vërtetë, e di. Mendoj kur dola nga spitali, unë dhe Pac po bënim shaka dhe po qeshnim. Kështu që nuk e di se si mundet dikush të ndryshojë kaq shpejt, prej gjendjes së mirë shëndetësore në të keqe”.
Spekulime rreth asaj se Tupac mund të jetë gjallë dhe mund ta ketë ‘falsifikuar’ vdekjen e tij ka vite që qarkullojnë në internet, me fotografi të cilat përpiqen ta dëshmojnë se ai është gjallë dhe shëndosh e mirë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...