Mesfushori i Real Madridit, Casemiro pretendoi që “fati i keq” i kushtoi skuadrës së tyre gjatë përballjes të së mërkurës në La Liga kundër Real Betisit.
‘Los Blancos’ humbën pikë për të tretën herë këtë sezon mbrëmjen e mërkurës kur Betisi i befasoi ata duke regjistruar fitore me rezultat 1 me 0 në Bernabeu falë golit me kokë nga Antonio Sanabria, transmeton portali arbresh.info.
“Ishte fat i keq duke marrë parasysh se sa shumë ne krijuam shanse, tentuam dhe luftuam. Ky është futbolli dhe nganjëherë është e padrejtë. Ne duhet të urojmë Betisin që luftoi, punoi shumë dhe krijuan një shans të mirë”, u tha Casemiro gazetarëve.
Real Madridi tenton t’i rikthehet fitoreve në udhëtim te Alavaes të shtunën pasdite./arbresh.info/
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë