Gjini: Mimoza Kusari po përdor veturën zyrtare të komunës së Gjakovës për fushatë

16:49 | 21 Shtator 2017
Arbresh.info

Kandidati i AAK-së për të kryetar të Gjakovës Ardian Gjini ka thënë se ish-kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari, po përdor veturën zyrtare dhe zyrën e kryetarit të Komunës së Gjakovës për fushatë zgjedhore, transmeton arbresh.info.

“Ish kryetarja e komunës së Gjakovës e përdor veturën zyrtare dhe zyrën e kryetarit të komunës për fushatë”, ka thënë Gjini.

Ai ka thënë se Kusari-Lila përveç shkeljes së ligjit sipas tij ajo po tregon edhe kulturën institucionale që ka ndërtuar gjatë këtyre katër viteve.

Postimi i plotë:

Ish kryetarja e komunës së Gjakovës e përdor veturen zyrtare dhe zyren e kryetarit të komunës për fushatë.
Zyrtarët komunal që po e lejojnë një person civil t’i përdorë asetet publike po e shkelin rëndë ligjin dhe do të përballen me të.
Ndërsa ish kryetarja jo vetëm se po e shkel ligjin por edhe po tregon se çfarë kulture institucionale ka ndërtuar për katër vite.
Kësi abuzimi ende nuk kam parë.

21686063_343848829409822_476413224849681005_n 21751872_343848849409820_2143888539749145670_njini

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme