Bllokohen sërish rrugët, kërkohet drejtësi për Aulon Zekën (LIVE)

15:17 | 21 Shtator 2017
Arbresh.info

Nxënësit e shkollës fillore “Zenel Hajdini” nuk i kanë ndalur as sot protestat në rrugë për të kërkuar drejtësi për Aulon Zekën i cili dyshohet se është vrarë nga dy të mitur.

Një numër i madh i nxënësve të shkollës ku ka ndjekur mësimet edhe i ndjeri, janë ulur në udhëkryqin afër Bankës Qendrore të Kosovës duke bllokuar kështu rrugët kryesore “Garibaldi” e “Luan Haradinaj”, shkruan arbresh.info.

Ata kanë bërtitur gjatë gjithë kohës “Drejtësi për Aulonin” ndërkohë që Policia po mbikëqyrte dhe siguronte protestën e tyre.

Njëri nga nxënësit tha para mediave se ata do vazhdojnë me protesta dhe se në protestat e ardhshme do tu bashkëngjiten edhe familjarë./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1545106055554481/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme