Diçka e jashtëzakonshme ka ndodhur dje në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së

14:32 | 21 Shtator 2017
Arbresh.info

Në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK gjatë ditës së djeshme janë kryer 40 lindje.

Tri nëna të reja kanë lindur binjakë, dy prej tyre nga një vajzë dhe një djalë, ndërsa e treta është bërë nënë e dy djemve.

Në raportin e Gjinekologjisë janë regjistruar gjithsej 21 meshkuj dhe 19 vajza.

Me operacion cezarian janë kryer 22 lindje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme