Me kazinot e tij shumë ngjyrëshe, me netë që nuk përfundojnë kurrë dhe me dhjetëra miliona turistë, Las Vegas është një ndër qytet me të lakmuara në borë.
Por me vetëm 600 mijë banorë, qyteti në vetë ka edhe një qytet tjetër të vogël të cilën e njohin vetëm banorët e vendit, transmeton portali arbresh.info
“Sigurisht, Las Vegas është një ndër vendet e botës ku edhe të hënën mund të festosh pa ndonjë problem” tha Thomas Schneider, kryetar i Vegas Jets. Megjithatë, ai shton se shumica e njerëzve që jetojnë në këtë qytet nuk është se festojnë sikurse mendojnë turistët.
Vegasi ka një periferi të bukur ku mund të kalohet kohë e mirë me familje dhe miqtë.
Si një destinacion ndërkombëtar, Las Vegas ofron gjëra që nuk i ofrojnë shumica e qyteteve të mëdha.
Vendasit shpesh herë përfundojnë duke shfrytëzuar gjëra të njejta me emra të famshëm. Për shembull një banore për BBC-në ka dhënë se shkon në të njejtën sallë palestre me Jennifer Lopez.
Por ajo që karakterizon këtë qytet, përkundër dritave që ‘ndezin’ natën, rol të rëndësishëm luan edhe pamja e jashtme.
Sipas banorëve lokalë në këtë qytet nuk mund të kërkosh punë pa vendosur një foto në CV dhe nuk mund të fitosh kurrë nëse nuk ke pamje të mirë. Gjithashtu rëndësi të madhe ka edhe veshja, sepse një pjesë e madhe e qytetin mban kodin e veshjes. Shumica e klubeve i kanë të ndaluara xhinset, pantollonat e shkurta, fustanat joadekuatë dhe atletet.
Por mbi të gjitha, t’ia dalësh që të bësh një jetë të sukseshme në Las Vegas do të thotë ‘që jeni të zotë për të balancuar joshjen’./arbresh.info/
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...