Rubrika ‘Zgjedhjet Lokale’, hapësirë për secilin kandidat

13:53 | 21 Shtator 2017
Arbresh.info

Me fillimin zyrtar të fushatës parazgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2017, portali arbresh.info me qëllim të informimit sa më të drejtë të qytetarëve ka vendosur të shtojë edhe rubrikën e posaçme Zgjedhjet Lokale.

Të gjitha partitë politike që janë duke kandiduar në këto zgjedhje do të përcillen me paanshmëri politike.

Krijimi i kësaj hapësire politike do të bëhet përmes raportimit, pa kurrfarë kompensimi financiar, për secilin kandidat për kryetar komune dhe kuvendet komunale.

Portali arbresh.info në kohë reale përcjell tek lexuesit vetëm lajme të sakta, korrekte dhe profesionale, nga gazetarë profesionistë dhe të dëshmuar.

Me respekt redaksia e Arbresh.info

[email protected]

Nr. Kontaktues/ 049 777 000

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme