Mogherini e Hahn flasin pas takimit me liderët e Ballkanit

12:15 | 21 Shtator 2017
Arbresh.info

Mbrëmë në New York, në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini dhe Komisionieri për Zgjerim Johannes Hahan kanë takuar liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Sonte ne patëm një sesion pune me liderët e gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor në margjina Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së në New York për ta avancuar më tej punën rreth integrimeve evropiane të të gjitha rajonit,” thuhet në njoftim.

Ata rikonfirmuan mbështetjen e paekuivoke të Bashkimit Evropian për perspektivën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, e cila është shprehur së voni në të dyja nivelet në Këshillin Evropian si dhe nga Presidenti i Komisionit Euvropian Jean – Claude Juncker, në fjalimin e tij vjetor Gjendja e Unionit në fillim të këtij muaji.

“Në përputhje me këtë zotim, BE është duke e forcuar përkrahjen ndaj të gjithë partnerëve drejt arritjes së objektivave realiste, në mënyrë që progresi i tyre do të jetë i pakthyeshëm deri në fund të mandatit tonë.”

Mogherini e Hahn janë shprehur të lumtur që liderët, Presidenti Filip Vujanovic i Malit të Zi, Presidenti Aleksandar Vuçiq i Serbisë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryesuesi i Presidencës së Bosnjës e e Hercegovinës Dragan Covic, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryeministri i IRJM-së Zoran Zaev konfirmuan përkushtimin e tyre për forcim të punës rreth reformave veçmas në drejtësi, sundim të ligjit dhe të drejtat fundamentale, si dhe të bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore që ta ruajnë dhe ta ndërtojnë më tej këtë momentum pozitiv. /arbresh.info/

Të ngjashme