Vetura godet një femër në Vushtrri

11:42 | 21 Shtator 2017
M. A.

Mbrëmë rreth orës 21:20 në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, një femër ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë. Viktima është goditur përderisa ishte duke e kaluar rrugën.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”- njofton policia.

Nuk raportohet për të arrestuar./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme