Google ADS

Shpend Ahmeti kërkon Polici komunale për Prishtinën (VIDEO)

11:24 | 21 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryetari aktual i Prishtinës, njëherësh i rikandiduari i VV-së për këtë pozitë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, Shpend Ahmeti ka thënë se komuna ka kërkuar Polici komunale në kuadër të Ligjit për Prishtinën mirëpo kjo është refuzuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe disa mekanizma të huaj në Kosovë.

Refuzimi sipas tij, është i padrejtë pasi nuk është kërkuar Polici e veqantë mirëpo një Polici në kuadër të MPB-së, shkruan arbresh.info.

“Ne kemi kërkuar policinë komunale por ka pasur rezistencë të jashtëzakonshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe disa mekanizmave të huaj. S’kemi kërkuar polici të veçantë por një Polici në kuadër të MPB-së”, sqaroi Ahmeti në tryezën e organizuar nga INDEP dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES) me temë “Prishtina në katër vitet e ardhshme”, tha Ahmeti.

Duke folur për protestat e nxënësve në lidhje me vrasjen e Aulon Zekës të cilët kanë kërkuar përgjegjësi tek komuna e Prishtinës, Ahmeti ka thënë komuna nuk mund të vendos kamera në qytet pa lejen e Ministrisë së Punëve të Brendshme./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1544927792238974/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme