“Nëse çdo ditë marrim vendimin t’i vendosim dëshirat dhe nevojat e partnerit mbi tonat, dhe kjo gjë të jetë reciproke, atëherë martesa do të ketë sukses. Pra të mos ketë asnjë pikë egoizmi. A nuk vlen kjo për të gjitha lidhjet e shëndetshme?”, ka shkruar Gerald Rogers, pasi është shkurorëzuar nga gruaja pas 16 viteve martesë.
I mërzitur shumë pas shkurorëzimit, ai ka pasur mundësinë të mendojë për të gjitha gjërat që ka mundur t’i bëjë ndryshe për ta evituar atë, transmeton Telegrafi.
Dhe, pasi e ka humbur gruan që e ka dashuruar, këto janë këshillat e tij:
Asnjëherë mos u ndalni së dashuruari
Asnjëherë mos u ndalni duke dalë së bashku në takime dhe në aventura. Asnjëherë mos e merrni si të garantuar atë grua. Kur i keni kërkuar të martohet, i keni premtuar se do të jeni mashkulli që do ta ketë zemrën e saj dhe do ta mbrojë me tërë qenien.
Ky është thesari më i rëndësishëm dhe më i veçantë i cili iu është besuar. Ajo të ka zgjedhur ty – asnjëherë mos e harro këtë dhe asnjëherë mos u bëjë dembel në dashuri!
Asnjëherë mos e fajësoni gruan nëse…
frustroheni apo zemëroheni me të, vetëm se keni probleme tjera. Ato janë emocionet tuaja, dhe përgjegjësitë tuaja, prandaj mos e fajësoni gruan për asgjë. Në fakt, përpiquni që ngushëllimin për brengat tuaja ta gjeni tek ajo!
Bëhuni qesharak
Mos i merrni gjërat me shumë seriozitet. Qeshni dhe bëjeni atë të qesh. Qeshja i bënë tërë gjërat më të lehta.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...