Djali e detyron nënën t’ia shesë shtëpinë, pastaj e dëbon

11:21 | 21 Shtator 2017
M. A.

Një grua në Prishtinë ka denoncuar djalin e saj në Polici, pasi sipas duke e kanosur në vazhdimësi e ka detyruar atë t’ia shesë shtëpinë, e më pas djali e ka dëbuar nënën nga shtëpia.

Bëhet e ditur se Policia e Kosovës, të mërkurën, e ka arrestuar të dyshuarin, dhe me urdhër të prokurorit i njëjti raportohet të jetë dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se ne vazhdimësi është kanosur nga djali i saj i dyshuari K/Shqiptar, i cili e ka detyruar viktimën që ta shesë shtëpinë e saj dhe pastaj të njëjtën e ka dëbuar nga shtëpia”, ka njoftuar policia në raportin e tyre 24 orësh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme