Jo vetëm punonjësit e firmës që falsifikonte pije të ndryshme, por edhe punonjësit e AKU-së së Drejtorisë Rajonale të Shkodrës kanë rënë në pranga.
Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të policisë lokale në Shkodrës.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një video të shfaqur në emisionin investigativ “STOP” ku shfaqen ambientet e një fabrike të prodhimit të pijeve të ndryshme, ju informojmë se një ditë më parë nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër ekzekutoi urdhrat e Prokurorisë Shkodër për ndalimin e:
Syrri Çaku, 70 vjeç, banues në Shkodër,
Fatjon Bushati, 29 vjeç, banues në Shkodër
Sami Haxhija, 59 vjeç, banues në fshatin Guri Zi
Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
Xhevat Kasemi, 53 vjeç, banues ne Shkodër, i proceduar dhe i dënuar mëpare për të njëjtën vepër penale.
Personat e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin, si punonjës të subjektit “Briland” me administrator shtetasin Xhavit Kasemi, kanë prodhuar produkte ushqimore në mënyrë të kundërligjshme dhe të dëmshme për shëndetin, ku gjatë kontrollit në subjektin “Briland” në lagjen Ajasem, Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Shkodër, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të mëdha pije alkoolike.
https://www.dailymotion.com/video/x61h8p5
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve industrial e ushqimor”, “Falsifikimi i formularëve”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Gjithashtu u bë ekzekutimi urdhrit të Prokurorisë Rrethit Shkodër me Nr. extra datë 20.09.2017 për ndalimin e shtetasve:
Hilmi Erkoçaj , 65 vjeç, banues ne fshatin Mushan, Njësia Administrative Dajç, Shkodër, me detyrë inspektor të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër
Abdyl Bajraktari, 52 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektor të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër
Elvis Rraboshta, 32 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale në A.K.U. Shkodër
Adnan Gradeci, 50 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektor të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër
Edmond Fortuzi, 65 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektorë të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër,
Shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë mbajtur procesverbale fiktive në subjektin “Briland” me administrator shtetasin Xhavit Kasemi, duke e lejuar të prodhojë produkte ushqimore jashtë normave të higjienës e në mënyrë të kundërligjshme.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...