Kamioni i Kryqit të Kuq bie në kanal, nëntë të vdekur

10:55 | 21 Shtator 2017
Arbresh.info

Një kamion që ishte plot me ndihma për refugjatët myslimanë të Burmës ka përfunduar në një kanal.

Nëntë punëtorë humanitarë kanë humbur jetën, disa orë pasi një anije kargo ishte sulmuar nga bandat e budistëve, transmeton portali arbresh.info

Të dy dërgesat ishin nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK).

Mbi 420 mijë refugjatë myslimanë Rohingya kanë ikur në Bangladesh për shkak të spastrimit etnik nga shumica budiste dhe ushtria./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme