Shoqëria civile pret që kryetari i ardhshëm i Prishtinës të mendoj edhe për protesta në kërkim të miratimit të Ligjit për kryeqytetin.
Kështu u tha në një tryezë të organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore INDEP me mbështetje nga Friedrich Ebert Stiftung (FES) me temë “Prishtina në katër vitet e ardhshme”, që u mbajt në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Dardan Abazi nga INDEP paraqiti një varg idesh për zhvillimin e kryeqytetit duke përmendur si një ndër më të rëndësishmet, miratimin e Ligjit për Prishtinën, shkruan arbresh.info.
Ai tha se presin që kryetari i ardhshëm i Prishtinës të dalë në protesta për të kërkuar me çdo kusht miratimin e këtij ligji.
“Në qeverisjen e ardhshme duhet të ketë më tepër bashkëpunim mes komunës dhe qeverisjes qendrore në mënyrë që të miratohet Ligji i Prishtinës. Komuna e Prishtinës duhet të parashikojë ose organizoj forma të tjera kushtetuese për këtë Ligj. Lajmi më i mirë është nëse kryetarin e ardhshëm e shohim në protesta për Ligjin e Prishtinës”, tha Abazi.
Sipas tij, kryetari i ardhshëm duhet të rris transparencën me qytetarë duke i pritur ata në takime vazhdimisht për të dëgjuar hallet e tyre.
Abazi tha duhet të nxitet vetëiniciativa e të rinjve pasi siç tha, në anketën që kanë zhvilluar shumica e qytetarëve të Prishtinës kanë problem kryesor papunësinë.
“Takimet e rregullta me qytetarë duhet të mbahen. Informimi dhe transparenca është detyrë e secilit kryetar të komunës. Papunësia është problemi kryesor që i shqetëson qytetarët në komuna në bazë të anketës që kemi bërë. Problemi i dytë prapë në përqindjen më të madhe ka qenë papunësia. Mendojmë se komuna ka rol në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes, duke promovuar një infrastrukturë rrugore që nxit zhvillimin ekonomik”, ka thënë ai.
Ndërkaq, Besa Luzha nga Friedrich-Ebert-Stiftunge tha se Prishtina ka nevojë për njerëz që flasin dhe i shpresin idetë e tyre e po ashtu bëhen pjesë e vendimmarrjes.
“Demokracia ka nevojë për njerëz demokratë që janë aktivë në 365 ditët e vitit, në krejt mënyrat e mundshme që një qytetar që mund të jetë nxënës, grua në shtëpi, mësuese, pra në çfarëdo situatë, moshe, gjinie e profesioni, një qytetarë i cili është aktiv në kuptimin se çfarë po ofrojnë ata që i ka zgjedhur me votën e tij. Ai qytetar që nuk rri vetëm duke kritikuar por angazhohet edhe vetë në mënyrat që i ka në dispozicion qoftë duke marrë pjesë në diskutimet publike kur ftohet por edhe kur nuk ftohet”, ka thënë Luzha.
Në këtë tryezë u tha po ashtu se Prishtina duhet të krijojë edhe një politike fiskale e cila e promovon zhvillimin ekonomik, e atillë që taksa në pronë të jetë e ndryshme në zona të ndryshme dhe objektet që janë të zbrazëta të kenë taksë më të lartë në mënyrë që të dekurajohet lënia e tyre pa aktivitet ekonomik. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1544927792238974/
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante