Google ADS

Kendall Jenner rrit shitjet e ‘Adidas’-it

10:25 | 21 Shtator 2017
Arbresh.info

Kendall Jenner rrit shitjet e ‘Adidas’-it. 

Më pak se katër muaj pasi 21 vjeçja edhe zyrtarisht ka nënshkruar për të promovuar brendin “Adidas”, brendi gjerman i të mbathurave ka kaluar që “Nike’s Air Jordan” dhe bëhet numër dy për shitjet në Amerikë, sipas një grupit industrial.

“Kjo është një arritje dhe kurrë nuk kam menduar se do ta shoh këtë në jetën time”, thotë Matt Powell, një analist nga ‘NPD Group’, që përcjell shitjet e brendit, duke e shfaqur këtë në internet.

“Adidas” në muajin gusht ka rritur shitjet për më shumë se 50 për qind, sipas Powell. “Adidas” tani kontrollon 13 për qind të pjesës së biznesit amerikan.

Jenner, me 24.3 milionë ndjekës në “Twitter” dhe me 83.3 milionë ndjekës në “Instagram”, ka promovuar shitjet në rrjete shoqërore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme