Google ADS

DnV simulon votimin në Ferizaj

09:57 | 21 Shtator 2017
arbresh.info

Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, organizon aktivitetin e simulimit të procesit të votimit dhe një diskutim për këtë temë në kuadër të fushatës vetëdijësuese për informim dhe edukim të votuesve për Zgjedhjet Lokale 2017, shkruan arbresh.info.

Aktiviteti do të mbahet të premten, në Teatrin “Adriana Abdullahu”, në Ferizaj nga ora 11:00-12:00.

Pjesë e kësaj ngjarje do të jenë përfaqësues të shoqërisë civile si dhe qytetarë.

Me këtë rast do të shfaqet edhe një videoanimacion si pjesë e fushatës informuese./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme