I pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismailin, kanë vizituar sot QKUK’në, më saktësisht Klinikën e Kirurgjisë ku ditë më parë ndodhën disa vdekje të dyshimta.
Haradinaj së bashku me ministrin ka në plan edhe një takim, e që do të zhvillohet më drejtorin e Përgjithshëm të QKUK-së, Curr Gjocajn.
Siç mësohet, arsyeja e vizitës së sotme në QKUK lidhet ekskluzivisht me vdekjet e dyshimta, të cilat ndodhën para disa ditësh e që po vazhdojnë të hetohen.
Metro merr vesh se Haradinaj po kërkon detaje nga ky rast, për të cilin edhe ministri Ismaili kishte kërkuar përgjegjësi, shkruan Metro.
Ndryshe, 4 vdekje të dyshimta ndodhën ditë më parë në QKUK e të cilat po hetohen. Dyshimet ishin hedhur mbi përdorimin e gazit oksidol, por që akoma nuk është vërtetuar deri sa të kthehen rezultatet e analizave nga Shqipëria.
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...