Google ADS

Angelina Jolie, thjesht, nuk mundet pa këto taka (FOTO)

09:43 | 21 Shtator 2017
Arbresh.info

Aktorja e njohur pikërisht ka iniciuar trendin e madh vjeshtor, të cilin të gjitha femrat do ta kopjojnë.
Angelina Jolie adhuron këpucët ngjyrë neutrale dhe verës i mbath të gjitha, nga sandalet deri te takat – ngjyrë të lëkurës së vet.

Këtë vjeshtë ka vendosur të vazhdojë me stilin e njëjtë dhe prandaj ka arsye të fortë.

Jolie aktualisht është duke promovuar filmin e saj të ri nëpër shumë qytete botërore, por, në mënyrë që në fund të ditës të mund të qëndrojë në këmbë – ka paketuar një palë taka të përshtatshme të cilat thjesht mund të përshtaten me të gjitha veshjet.

Zgjedhja e saj janë takat ngjyrë bezhë (RyanRoche), mirëpo, duke pasur parasysh dukjen e tyre, janë të dizajnuar që të duken seksi, apo maksimalisht të rehatshme, transmeton Telegrafi.

e6888233cda51e0495a38fc7628c6cf3

Maja e mprehtë dhe shkëlqimi japin ndjenjën e sofistikuar pa marrë parasysh veshjen të cilën e bartni, ndërsa taka shton shkëlqimin dhe seksipilitetin.
Jolie deri tani i ka bartur me mantel shiu, këmishë, ndërkaq tani edhe me kombinimin klasik të fundit mesatar dhe bluzës.

Ajo duke bartur shpesh këto taka mund të iniciojë trendin e ri, prandaj nuk do të ishte keq që në dollapët tuaj të bëni vend për një palë këpucë me taka.

aa-1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme