Google ADS

Tërmet i fuqishëm në Indonezi

09:33 | 21 Shtator 2017
Arbresh.info

Një tërmet i magnitudës 6.2 ka ndodhur në bregun verior të ishullit indonezian Java, raporton TASS.

Sipas Observatorit Meteorologjik të Hong Kongut, epiqendra e dridhjeve ishte 110 km në veri të qytetit Surabaya, një qendër turistike dhe qyteti i dytë më i madh në vend, transmeton portali arbresh.info

Observatori nuk ka dhënë detaje në lidhje me thellësinë e qendrës sizmike.

Nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha. Gjithashtu nuk është raportuar për alarm cunami./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme