Herpesi është një infektues, prandaj mos puthni derisa e keni. Herpesi zakonisht kalon spontanisht, pa ndonjë mjekim të veçantë.
Herpesi paraqitet në buzë, në kufi të lëkurës dhe mukozës, kurse mund të zgjerohet në faqe, hundë dhe mjekër.
Pas infektimit sëmundja fillon me kruarje karakteristike, ngacmim dhe dhimbje të gojës. Pas gjashtë orëve, ose pas disa ditësh paraqitet flluskë apo grup flluskash. Ato pëlcasin dhe kalojnë në dregëza, të cilat thahen dhe bien. Dhimbja është e pranishme kryesisht gjatë kohës së flluskave.
Nyejt lokal limfatik janë të zmadhuara dhe me dhimbje. Dhimbja përfundon rreth pesë ditë deri në dhjetë ditë.
Riparaqitjen e herpesit e shkaktojnë faktorë të ndryshëm të brendshëm, të tilla si temperatura e lartë, probleme të tretjes, imuniteti i ulët, stresi, operacionet, menstruacionet dhe ftohjet.
Gjithashtu herpesin e shkaktojnë lehtë edhe ndikimet nga jashtë, re-infeksionet, drita ultraviolete, pijet alkoolike, kafja dhe cigaret. Ndryshimet ndodhin gjithnjë në të njëjtin apo saktësisht në të njëjtin vend, ku ka qenë herpesi i mëparshëm.
Çdo ditë ndërroni mjetet higjienike personale, çarçafët, peshqirët, jastëkët si dhe askush tjetër të mos i përdorë.
Mundohuni të mos e ngacmoni vendin e infektuar, nëse këtë e bëni, atëherë duhet t’i pastroni mirë duart.
Duhet mënjanuar veçanërisht prekjen e syve dhe organeve gjenitale, sepse mund të nxisni infeksion serioz, transmeton Telegrafi.
5 mënyra për zbutjen e simptomave të herpesit
1. Vendin ku paraqitet infeksioni nuk bën ta mbani të thatë, sepse lagështia e ngadalëson regjenerimin.
2. Plasaritjet, nuk guxojnë të ndrydhen, gërvishten; duhet pritur që ato të përthahen dhe vetvetiu të humbin.
3. Nëse herpesi shfaqet shpesh, duhet ta konsultoni mjekun më të afërt në mënyrë që të përshkruajë ndonjë bar kundërviral në formë të kremit apo tabletave.
4. Dhimbja që është simptomë karakteristikë e kësaj sëmundje, mund të zbutet apo lokalizohet me ndonjë analgjetik, siç është aspirina, etj.
5. Në qoftë se te fëmijët paraqitet herpesi i buzës, duhet që të marrin sa më shumë lëngje dhe ushqim të qulltë.
Herpesi zakonisht kalon spontanisht, pa ndonjë mjekim të veçantë. Megjithatë, pas infeksionit të parë, ky virus mbetet në organizëm dhe mund të riaktivizohet, shpesh në të njëjtin vend.
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...