Vlerat unike të shegës për mbrojten e lëkurës

01:22 | 21 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Dobitë e shegës në shëndet janë cilësuar gjithmonë, por ajo çfarë ju nuk dini me siguri është që shega gjithashtu mbron dhe rigjeneron lëkurën.

Duke qënë se jemi në prag të sezonit të shegëve, po ju listojmë disa vlera dhe përdorime të saj.

Rigjenerimin e qelizave

Shega mbron dhe forcon qelizat e lëkurës në sipërfaqe dhe rigjeneron qelizat në shtresat më të thella të lëkurës. Si fruti ashtu edhe vaji nga farat e gjegës forcojnë shtresat e jashtë (epiderma) dhe riparojnë shtresat më të thella (derma) të lëkurës, si dhe stimulojnë keratinocitet (qelizat në sipërfaqe të lëkurës).

Lufton inflamacionin dhe parandalon shfaqjen e akneve

Antioksiduesit tek shega ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe parandalimin e shfaqjes së puçrrave në lëkurë.

  • Thani lëkurën e shegës. Më pas i piqni pak tek një tigan.
  • Pasi të ftohen i bluani me anë të një mulliri.
  • Bëni një pastë me këtë pluhur dhe lëng limoni ose ujë trëndafili.
  • Aplikojeni pastën në fytyrë, sidomos aty ku keni akne ose puçrra.
  • Lëreni të thahet për pak kohë
  • Në fund e lani fytyrën me ujë të vakët.

Mbron lëkurën nga dielli dhe ndotja  e ajrit

Antoksiduesit (të quajtur ndryshe polifenolët) që gjenden tek shega, mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ.

  • Thani lëkurën e shegës në diell dhe më pas e bëni pluhur.
  • E hidhni atë në një enë hermetike.
  • Brenda saj shtoni kremin ose disa vajra esencialë, dhe aplikojeni në fytyrë 20 minuta para se të dilni jashtë.

Stimulon prodhimin e kolagjenit

Lëkura fillon të humbasë elasticitetin dhe të varet me kalimin e moshës. Shegët janë të pasura me acid elagjik, një antioksidues që ka treguar rezultate premtuese në prodhimin e kolagjenit. Shegët gjithashtu përmirësojnë qarkullimin e gjakut, kështu nuk dukeni shumë të loshur. Duke stimuluar qelizat që prodhojnë kolagjen, të cilat quhen fibroblaste, shegët mund të parandalojnë plakjen e parakohshme të lëkurës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme