Pacolli takohet me homologun malazez, Srdjan Darmanoviq

00:06 | 21 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit në Nju Jork, ka zhvilluar takim me homologun malazez, Srdjan Darmanoviq.

Përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në Facebook, Pacolli ka theksuar se gjatë takimit është diskutuar për ‘çështje të interesit të përbashkët, zhvillimet politike në vendet tona si dhe ato në Ballkanin Perëndimor’, shkruan portali arbresh.info

Pacolli njëkohësisht ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme do të vizitojë Podgoricën.

Njoftimi i plotë: 

New York, 20 Shtator 2017 – Gjatë ditës së sotme kisha një takim tête-à-tête edhe me homologun tim nga Mali i Zi, Ministrin e Jashtëm, Srdjan Darmanović. Ri-konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyeshme dy-palëshe. Diskutuam çështje të interesit të përbashkët, zhvillimet politike në vendet tona si dhe ato në Ballkanin Perëndimor. Në turin tim diplomatik vendeve fqinje dhe atyre të rajonit Mali i Zi është ndër të parat në listë. Podgoricën do ta vizitojë zyrtarisht javën e ardhshme. 

bp

bp1

bp2

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme